Rrahja në Klinë, arrestohen katër të dyshuar

Prishtinë | 18 Jan 2023 | 08:45 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës për rajonin e Pejës ka bërë të ditur se ka arrestuar katër të dyshuar lidhur me një rrahje në Klinë.

Në njoftim thuhet se Stacioni Policor nё Klinё, më datё 17.01.2023, rreth orёs 15:00, ka vërejtur se ёshtё publikuar njё video incizim nё njё portal, ku vëreheshin disa persona duke u rrahur nё zonën e pёrgjegjёsisё Klinё.

Më tej thuhet se Policia menjёherё ka marrё tё gjitha veprimet e duhura, duke identifikuar viktimën e rastit, i njëjti ёshtё dёrguar nё QKMF-Klinё pёr tretman mjekёsor e mё pas ёshtё intervistuar nga hetuesit e Stacionit Policor nё Klinё.

Pas intervistimit tё viktimёs ёshtё bёrё identifikimi i personave të dyshuar: M.L. i lindur në vitin 2000, J.G. 2001, M.G. 2003 dhe H.L. i lindur nё vitin 2004.

Të dyshuarit janë arrestuar, të njëjtit janë intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës.

Me urdhër të prokurorit të shtetit të dyshuarit janë dërguar në ndalim Policor prej 48-orёsh.

Të ngjashme