Rrahje masive në Gjakovë, lëndohen 5 persona

Prishtinë | 02 Gus 2019 | 11:00 | Nga Ekonomia Online

Nëntë persona janë përfshirë në një rrahje në Gjakovë, ku 5 prej tyre kanë kërkuar ndihmë mjekësore, raporton EkonomiaOnline.

Të gjithë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj K/Shqiptar të cilët pas një mosmarrëveshje ishin përfshirë në rrahje dhe i kishin sulmuar fizikisht pesë viktimat meshkuj K/Shqiptar të cilët kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Të gjithë të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Të ngjashme