Rrahje masive në një fshat të Ferizajt, përdoren edhe armët

Prishtinë | 28 Gus 2018 | 13:31 | Nga

Në Fshatin e Vjetër të komunës së Ferizajt ka ndodhur një rrahje masive gjatë ditës së djeshme. I është dashur të ndërhyjë edhe policisë.

“Si pasojë e një mosmarrëveshje ka ndodhur një rrahje mes disa personave ku ishin përdorë  edhe armët e zjarrit. Si pasojë, e goditjeve nga mjetet e forta i dyshuari mashkull K/ Shqiptar kishte marr lëndime trupore i cili ka pranuar tretman mjekësor”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja të fishekëve, ndërsa nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me 6 fishek. Pas intervistimit  i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Njësit policore janë duke hetuar rastin me qëllim të identifikimit të personave tjerë të përfshirë në rast.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme