Rrahje mes 30 personave të dehur në Veri të Mitrovicës

Prishtinë | 15 Nën 2021 | 10:02 | Nga Ekonomia Online

Mbrëmë në Mitrovicën e Veriut rreth orës 23:20 është raportuar për një rrahje mes 30 personave, ku disa prej tyre kishin qenë të dehur.

Dyshohet se ka pasur edhe të shtëna me armë.

“Në vendin e ngjarjes njësitë policore kanë gjetur dhe sekuestruar një fishek dhe tri gëzhoja të pistoletës”, njofton policia.

Një person ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

“Me rekomandim të prokurorit disa prej personave që kishin qenë të përfshirë në rast janë ndaluar deri sa të këndellen për shkak se kishin qenë nën ndikim të alkoolit. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh.

Të ngjashme