Rrahje mes pesë personave në Prizren, njëri prej tyre pëson lëndime të rënda

Prishtinë | 11 Nën 2021 | 11:03 | Nga Ekonomia Online

Një rrahje mes pesë personave ka ndodhur në Prizren, ku njëri prej të përfshirëve ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se i lënduari është duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit, përcjell Klankosova.tv.

“Raportohet që pas një mosmarrëveshje ka ardhur deri te rrahja në mes pesë të dyshuarve meshkuj kosovarë. Njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime të rënda dhe është duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit, ndërsa të dyshuarit tjerë janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Si provë materiale janë konfiskuar një thikë dhe një mjetë punë”, thuhet në raport.

Tutje, policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.

Të ngjashme