Rrahje ndërmjet profesorëve në Fakultetin Filozofik, pas akuzave për asistente “të dyshimta”

Prishtinë | 25 Qer 2018 | 15:40 | Nga

Dy profesorë të Universitetit të Prishtinës kanë zgjedhur që hesapet t’i qërojnë edhe fizikisht.

Në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, gjatë një mbledhjeje të Këshillit mësimor-shkencor të këtij fakulteti, javën e kaluar, ka pasur përplasje të hapura mes disa profesorëve, marrin vesh burimet e Gazetës Metro.

Mësohet se profesori Kadri Metaj e ka akuzuar profesorin Agim Hyseni se po përpiqet të sjellë në fakultet “asistente të dyshimta”. Pas kësaj, Hyseni e e ka sulmuar fizikisht kolegun e tij, Metaj.

Dëshmitarët thonë se të dy profesorët kanë shkëmbyer fyerje nga më të ulëtat në adresë të njëri tjetrit. “Ata e kanë quajtur ‘qen’ dhe ‘hajn’ njëri tjetrin”, tregoi burimi.

Në Dekanatin e Fakultetit Filozofik nuk kanë dashur të deklarohen rreth rastit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme