Rrahje ndërmjet shtetasve të huaj në Qendrën e Azilit në Lipjan

Prishtinë | 29 Dhj 2021 | 08:51 | Nga Ekonomia Online

Një shtetas algjerian ka sulmuar fizikisht dy shtetasë të Libanit në Qendrën e Azilit të fshatit Magurë në Lipjan.

Siç bën me dije policia, i dyshuari është arrestuar, ndërkohë viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas algjerian pasi që i njëjti në Qendrën e Azilit ka sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj shtetar të Libanit. Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, njofton policia.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme