Rrahmani: Akuzat se LDK degradoi shëndetësinë, absurditet i një politikani

Prishtinë | 18 Dhj 2018 | 11:21 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, thotë se qeveria aktuale po i vazhdon projektet që veçse i kishte filluar LDK, sa ishte në qeverisë, raporton Ekonomia Online.

Ish ministri i Shëndetësisë, aktualisht deputet në Kuvendin e Kosovës, Imet Rrahmani, akuzat se LDK është fajtore për sistemin e shëndetësisë në Kosovës, i quajti absurditet i një politikani.

Rrahmani në një konferencë për media, prezantoi disa projekte, sipas tij, të nisura në qeverisjen e drejtuar nga Isa Mustafa dhe të implementuara më vonë.

“Mjekimi intensiv qendrorë investim dy milion euro nga TIKA turke ka qenë në fazën e finale të implementimit, i dyti projekt i cili është duke u zhvilluar dhe është në ndërtim e sipër është objekti i Klinës Emergjente ka qenë i buxhetuar dhe ka filluar në mandatit tonë e kemi filluar prokurimin, objekti i spitalit të Ferizajt është një histori e veçantë, ftoj mediat të merren më shumë me këtë rast, të hulumtoni si ka qenë historia e tij. Procedurat e tenderimit kanë filluar një muaj pasi që ne kemi dorëzuar mandatin, është shtyrë nënshkrimi i kësaj kontrate deri sa të bëhet ndërrimi i lokacionit të spitalit. Pos dëmit që ju ka bë objektit dhe hapësirës, ka dëme me veprime kriminale të cilat duhet të hulumtohen”, tha Rrahmani.

Sa i përket kardiokirurgjisë, Rrahmani tha se të gjitha marrëveshjet kanë qenë të filluara, por PDK e kishte sabotuar në Kuvend.

“Kardiokirurgjia ka filluar të startoj në vitin 2015 dhe aparaturat përcjellëse i kemi përfunduar ne dhe sabotimi i votimit të marrëveshjes nga anëtarët e PDK-së në Kuvend, ka bërë që kjo të mos realizohet. I kemi lënë në proces të shpërndarjes edhe gjashtë auto – ambulanca, mirëpo dëme të tjera janë bërë në projekte të tjera cilat e reformojnë shëndetësinë”, shtoi Rrahmani.

Sipas deputetit të LDK-së, Ligji për Sigurime Shëndetësore, është dashur të procedohet më tutje në Kuvend, sipas tij, në kohën sa ishte ministër, ishte bërë plotësim ndryshimi i këtij ligji.

“Ligi për Sigurime Shëndetësore nuk u soll ende në parlament kur dihet që plotësimi dhe ndryshimi i këtij ligji ka kaluar gjatë mandatit tonë edhe sjellë në qeverinë Mustafa, është dashur të procedohet para deputetëve të bëhen ndryshime dhe të ecet tutje me këtë Ligj. Pse nuk u finalizua pakoja e barnave jashtë spitalore të rimbursueshme, këtu po tregohen tregime të këndshme që kinse kanë me filluar, rimbursimi i tyre vitin e ardhshëm, a nuk është dhënë asnjë cent për këto barna, nuk mund të fillohet kjo pako pa mbledhjen e premiumeve”, u shpreh Rrahmani.

“Në ligji aktual të buxhetit që po e mbyllni, kanë qenë të  parapara 15 vende të plotësohen Fondi për Sigurime Shëndetësore, pse kjo nuk ndodhi? Projekti i pagesave sipas performancës nuk dihet ku është apo ka mbetur vetëm tek ato gjashtë komuna ku ka filluar”, shtoi ai.

Rrahmani të neveritshme e quajti prezantimin si të arritur për kursimin e gjashtë milion eurove për blerjen e barnave. Sipas tij, kjo ka ndodhur edhe më herët, raporton EO.

LDK shtoi se nuk po bëhet luftë për merita, por meqë po akuzohen po tregojnë realitetin se si e kanë lënë Ministrinë e Shëndetësisë.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/2158125877834918/

Të ngjashme