Rrahmani: Jam pro fertilizimit të asistuar për çiftet, jo për një grua të pamartuar

Prishtinë | 26 Shk 2024 | 22:43 | Nga Ekonomia Online

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, lidhur me fertilizimin e asistuar IFV ka thënë se e mbështetë fertilizimin për një çifti si burrë e grua, por jo edhe për një grua 18-vjeçare e cila është e pamartuar dhe që e ndalon të drejtën për të njohur familjen, pasi që mund të dërgojnë në incest.

“Fertilizimi i asistuar të jetë vetëm për çiftin, burrë dhe grua e jo për një grua 18-vjeçare, e cila është e pamartuar dhe që e ndalon të drejtën të njohë babain, nënë, vëllain apo motrën”.

“Nuk mbështesmi ligje të tilla që mund të dërgojnë në incest dhe do të japim angazhimin tone derisa na lejon ne si deputet”, është shprehur Rrahmani në TV Dukagjini.

Rrahmani i ka bërë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë dhe ministrit Arben Vitia për kryerjen e punimeve në institucionet pubike shëndetësore, duke ua mundësuar çifteve që kanë probleme me shëndetin e tyre riprodhues të kryejnë IFV në institucionet publike të vendit.

Të ngjashme