Rrahmani takon përfaqësues të BB-së, flasin për sigurimet shëndetësore

Prishtinë | 21 Nën 2016 | 15:27 | Nga

Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani, priti në takim përfaqësues të Bankës Botërore në kuadër të përgatitjeve për fillimin e mbledhjes së premiumeve për sigurime shëndetësore.

Rrahmani pasi ka njoftuar përfaqësuesit për aktivitetet e kryera në kuadër të Projektit të Shëndetësisë Kosovare i mbështetur nga Banka Botërore, tha se është e mirëseardhur përvoja e Bankës Botërore në mbështetje të MSh-së, në aspektin e fillimit të implementimit të mbledhjes së premiumeve për sigurime shëndetësore për vendin tonë.

Ai tha MSh në këtë faze është duke punuar intenzivisht me të gjitha institucionet qeveritare, joqeveritare dhe bashkëpunëtorët e tjerë përfshi edhe donatorët, që të bëjë përmbylljen e aktiviteteve që janë të lidhura me fillimin e mbledhjes së premiumeve për sigurim shëndetësor.

Përfaqësuesit e Bankës Botërore janë shprehur të kënaqur me aktivitetet e kryera nga MSh-ja, të cilat janë të përfshira në kuadër të Marrëveshjes së Bashkëpunimit që është lidhur mes MSh-së dhe BB-së, si dhe kanë shprehur gatishmërinë e tyre për mbështetje të mëtutjeshme.

Në takim është biseduar edhe për çështjet e buxhetimit në kuadër ët Projektit të Shëndetësisë Kosovare i Bankës Botërore dhe format e shpenzimit të tyre, si dhe hapat e bashkëpunimit në të ardhmen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme