Gjatë ditës së djeshme në Podujevë është raportuar për një rast të dhunës në familje.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar i dyshuari i gjinisë mashkullore, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht vajzën dhe nusen e djalit.
Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.