Rrebeshe shiu e dallgë të fuqishme në Durrës, pezullohet lundrimi për anijet e peshkimit

Prishtinë | 03 Dhj 2021 | 13:34 | Nga Ekonomia Online

Moti i keq me rrebeshe shiu ka përfshirë edhe qytetin e Durrësit. Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dhe dallgëve të fuqishme të detit janë dëmtuar dërrasat dekoruese në shëtitoren “Taulantia”.

Leshteriku ka zaptuar shëtitoren, ndërsa janë vetë bizneset që kanë nisur të pastrojnë mbetjet që ndodhen para aktivitetit të tyre.

Si pasojë e moti të paqëndrueshëm, është pezulluar përkohësisht dhe dalja në det e anijeve të peshkimit dhe atyre të tonazhit të ulët. Valëzimi në det shkon nga 5-6 ballë, aktualisht.

Të ngjashme