Ronaldo ka bërë një rrëfim të gjatë për jetën dhe karrierën e tij në televizionin portugez TVI.
Intervista nuk është publikuar ende por televizioni portugez ka nxjerr një sekuence ku ylli portugez flet për vështirësitë e mëdha në jetë dhe atë çka arritur tashmë.
Ronaldo tregon se kur ishte futbollist tek Sportingu i Lisbonës jetonte në një dhomë në kushte aspak të mira dhe bënte një jetë mizerje.
“Djali im kur pa fotot e banesës ku jetoja gjatë kohës që isha tek Sportingu u habit dhe nuk donte ta besonte. Njerëzit mendojnë se gjithcka është e lehtë në jetë. Shtëpitë, makinat, jeta e luksit që bëj sot. Në fakt nuk është kështu. Kam kaluar vite të vështira, jetoja në kushte të mjerueshme, por punova fort dhe besoj se sot i kam merituar këto që kam dhe jetën që bëj. Prandaj sa herë që shkoj nëpër shkolla dhe takoj fëmijë, u them që talenti nuk mjafton nëse nuk punojnë fort, u shpreh mes të tjerash Ronaldo.
Intervista për median portugeze është dhënë në super vilën e Ronaldos në Torino, një pamje e mrekullueshme nga qyteti i Torinos dhe nga alpet italiane.