Rrëfimi i djalit të Hitlerit: Kam luftuar kundër njeriut që doli të ishte babi im

Prishtinë | 09 Pri 2018 | 14:59 | Nga

Ushtari i ri në Luftën e Parë Botërore, në lindje të qytet francez Lille, njihet me vajzën e cila i kishte pëlqyer dhe vendos ta fotografojë.

Ky ishte Adolf Hitleri, kurse vajza Charlotte Lobjoie. Kjo fotografi së shpejti do të nxirret në ankand me një çmim 52 mijë funta, bën të ditur express.hr.

Fotoja paraqet francezen ashtu siç e kishte njohur Hitleri më 1916, në një fushë ku ajo po kosiste me një shami të kuq mbi kokë dhe gjinj gjysmë përjashtë.

Për dashurinë e tyre i pari ka rrëfyer Jean Mari Luare, i cili deri në vdekjen e tij më 1985 kishte pohuar se ishte djali i tyre, ndonëse kjo asnjëherë nuk ishte konfirmuar me fakte. or, kështu i kishte thënë e ëma.

Ajo i kishte treguar se Hitlerin e kishte njohur gjatë qëndrimit të tij në qytezën Faure an Vep gjatë kohës së luftës. Ai ishte 28 vjeç, kurse kjo 19. E kishte parë pranë rrugës të ulur duke skicuar, dhe e shtyrë nga shoqet kishte mbledhur forcë të shkonte dhe ta pyeste çka po vizatonte, citon Koha.net shkrimin.

Por as pasi kishin “nisur” nuk kishin ndërruar fjalë, meqë ai nuk dinte frëngjisht, kurse ajo gjermanisht. I pëlqente të shëtiste në natyrë, ka thënë ajo. Kjo, pra natyra, sikur e inspironte t’i drejtohej publikut fiktiv dhe gjithnjë mbi historinë e Gjermanisë.

Zemërohej pse nuk e dëgjoja, por përveç se nuk e kuptoja historinë e Prusisë dhe të Austrisë, ajo e Bavarisë as që më interesonte.

Pohonte se kishte mbetur shtatzënë pas një nate “të dehur”. Charlotte pas i i lindi djali, nga turpi iku në Paris, ndërsa fëmijën ia la gjyshit dhe gjyshes, por më vonë ishte kthyer.

Pohonte se Hitleri e kishte trajtuar mirë dhe se ka qenë i mrekullueshëm si dashnor, por tepër xheloz. Nuk i pëlqente që dikush tjetër ta shikonte Charlotte.

Jean Mari ka shkuar ushtar, ndërsa ishte bashkuar me lëvizjen e rezistencës kundër forcave të diktatorit, për të cilin nuk kishte ditur se e ka pasur babë. Kur nga fundi i viteve të dyzeta e ëma i kishte treguar të vërtetën, Jean Mari kishte rënë në depresion.

“Kam punuar dy dekada pa ndërprerje vetëm që ta harroj. Gjatë njëzet vjetëve asnjëherë nuk kam shkuar në kinema”, ka deklaruar ai. Në funds e kishte pranuar se kë e kishte pasur baba dhe kishte nisur të hulumtonte jetën e të et për të dëshmuar se Hitlerin e kishte pasur baba.

Nuk janë bërë kurrfarë testesh gjenetike, por Jean Mari dhe fëmijët e tij, shkruan Daily Mail, fizikisht shumë i ngjajnë Hitlerit. Philipit i ati, Jean Mari, i kishte treguar për gjyshin gjatë një darke, kur ai ishte mbushur 16 vjet, transmeton Koha.net.

Phillipi e kishte pranuar të vërtetën se kush ishte gjyshi i tij dhe bënte disa gjëra që të tjerët do t’i shmangnin sikur të ishin në vendin e tij, ndër të tjera mbante mustaqe e stil të flokëve si të tij.

“Nuk jam fajtor që jam nip i tij, është diçka që nuk mund ta ndryshoj dhe as që dëshiroj. Nuk jam fajtor as për ato që kanë ndodhur gjatë luftës, ato s’kanë lidhje me mua. Mendoj se është neveritëse ajo që ua ka bërë hebrenjve, por disa gjera i ka bërë mirë, e ka shpëtuar Gjermaninë nga buza e kolapsit, ka ndërtuar rrugë”, thotë Philipi, i cili ka lexuar rreth dyzet libra për diktatorin.

Shprehet i bindur se prirja për t’u bërë kriminel nuk trashëgohet, por secili krijon e ndërton jetën e vet, transmeton shkrimin Koha.net.

Pikturën që e ka bërë Hitleri e ka blerë industrialisti allaman më 1967, ndërsa ka qenë e ekspozuar në shumë galeri nëpër Europë. Bëhet e ditur se ajo së shpejti do të dalë në ankand në shtëpinë e ankandeve Weidler.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme