Rrëfimi i djaloshit nga Prishtina: Ja si ndalova së konsumuari drogë

Prishtinë | 09 Tet 2016 | 09:39 | Nga

Pesë shokët e lagjes po i kalonin ditët me lojëra të ndryshme pas kryerjes së mësimit.

Prishtina e pasluftës nuk ofronte kushedi çfarë mundësie për argëtimin e rinisë. Shoqëria kosovare po rimerrte veten pas luftës së viteve 1998-99. Erdhi liria. Por shoqëria ende po i vuante pasojat e pushtimit dhe represionit sistematik. Familjet kosovare po nisnin një fillim të ri. Kosova me institucione të brishta nuk po merrej me pasojat dhe traumat e luftës së popullsisë, kryesisht të re. Nxënësit iu kthyen bankave shkollore pas shkëputjes prej pothuajse gjysmë viti.

Arbeni (emri i ndryshuar prej redaksisë) dhe katër shokët e tij nuk ndiheshin të përmbushur shpirtërisht me jetën e tyre të përqendruar në njërën prej lagjeve të Prishtinës. Ishin në moshë të ndjeshme. Kosovarët po i ekspozoheshin përnjëherë botës, e cila ndërhyri për shpëtimin e tyre në emër të humanizmit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Dhe ishte viti 1999 kur Arbeni dëgjoi për herë të parë për drogën. Ishte vetëm trembëdhjetë vjeç. Familja kishte gjendje relativisht të mirë financiare. Tek Arbeni shihte të birin kureshtar, që kishte ëndrra. Kishte edhe pritje prej djaloshit energjik. Arbenit as që i kishte shkuar mendja se një ditë do të provonte substancat e ndaluara narkotike. Për efektin e tyre kishte dëgjuar në familje e shkollë

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme