Rrëfimi për dy pushtimet historike të Everestit

Prishtinë | 17 Dhj 2018 | 12:52 | Nga Ekonomia Online

Ai kishte humbur ndjenjat në një natë me stuhi bore në kreshtën verilindore të Mount Everestit. Kilian Jornet ishte i humbur, i lodhur dhe në jerm, ndërsa ishte i goditur nga stuhia e madhe në “zonën e vdekjes”, në lartësi mbidetare mbi 8000 metra.

Superylli katalonjas i alpinizmit arriti diçka supernjerëzore, duke pushtuar majën më të lartë në botë dy herë në gjashtë ditë dhe pa ndihmë të oksigjenit, që të dyja herët me kohë jashtëzakonisht të shpejta. Por tash Jornet ishte i bllokuar dhe po kërkonte mënyrën për të arritur në zonë të sigurt, shkruan sot Koha Ditore.

“Nuk e dija nëse ishte ëndërr apo reale, isha i përgjumur”, ka thënë Jornet në filmin e ri “Path to Everest”. Ai vlerësoi se dita do të jetë shpëtimi i tij dhe ai ishte mbledhur në veshjen e tij të gjelbër dhe po priste një rrugë të pastër për t’u kthyer në zonën e sigurt. Kur lajmi për pushtimin e dyfishtë të Jornetit arriti nëpër botë, legjenda e tij u kompletua. Pushtimi i parë në 26 orë në një shtytje nga kampi bazë në manastirin Rongbuk në 5181 metra në Tibet ishte jashtë njerëzore. Por dy herë? Hera e dytë në 17 orë nga kampi i avancuar bazë, nga ky alpinistët normalë arrijnë në majë 8848 metra për katër ditë. Kjo arritje i bëri të gjithë të shtangen. Por nuk ishte ndonjë gjë që nuk ia besonte vetes ultravrapuesi dhe alpinisti Jornet që jo më kot mban nofkën “Jashtëtokësori”.

Rritja nëpër male

Jornet u rrit me babanë e tij, udhërrëfyes malor, dhe nënën e tij, një person që pëlqente ambientin e jashtëm, në Pirineje. Ai u ngjit në majën e parë të madhe në moshën trevjeçare dhe u përfshi në gara të qëndrueshmërisë – vrapime të gjurmëve në verë dhe me ski në dimër – si një tinejxher i obsesionuar pas stërvitjeve.

Ai kishte një talent unik dhe arriti në majë të sportit. Në moshën 25-vjeçare ai arriti të gjitha synimet që ia kishte vendosur vetes t’i arrinte në të 40-at, përfshirë fitimin e shumëfishtë të garës “Skyrunner World Series”, më pas “106-mile Ultra Trail du Mont Blanc” si dhe garën “Colorado’s Hardrock 100”. Por ai ishte lodhur dhe po kishte telashe me pritjet e mëdha dhe ekspozimin.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme