Rrëfimi rrëqethës për krimet e Ivanoviqit, flet dëshmitari kryesor kundër tij

Prishtinë | 17 Jan 2023 | 15:11 | Nga Ekonomia Online

Isa Mustafa, një banor nga Lagjja e Kovaçve në Mitrovicë, ishte dëshmitari kryesor në rastin për krime lufte kundër Oliver Ivanoviqit.

Ai deklaronte se e ka parë Ivanoviqin teksa jepte urdhra për ekzekutimin e disa burrave shqiptarë.

“Kur na kanë dërguar atje nga lagjja jonë, në fillim erdhi një i maskuar dhe pyeste në gjuhen e tyre “shef, çka të bëjmë me këta njerëz” dhe faktikisht atë e kam identifikuar si Oliveri se s’kanë qenë shumica të maskuar. Për një herë, ai tha “s’ke cka më pyet, vepro sipas urdhrave të dhëna. Nga aty filloi, na rënditen një nga një dhe filluan ekzkeutimin”, kishte dëshmuar Mustafa në dokumentarin që prodhohej nga Express, shkruan Gazeta Insajderi.

Ivanoviq ishte i dënuar me 9 vjet burgim në vitin 2014 nga një trup gjykues i EULEX’it në Gjykatën Themelore në veri të Mitrovicës, pasi ishte shpallur fajtor për krime lufte të kryera në prillin e vitit 1999.

Pavarësisht kësaj, dje në përvjetorin e vdekjes së ish-politikanit serb, Oliver Ivanoviq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti zgjodhi fjalë të mëdha për ta përshkruar atë, si një person i përkushtuar për të luftuar për interesin e komunitetit dhe qytetit të tij.

Të ngjashme