Fernando Torres ka pësuar një lëndim të tmerrshëm në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Deportivo La Coruna.
E gjithë bota e futbollit nëpër rrjete sociale dolën në përkrahje të spanjollit “El Nino”.
Ndërkohë trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, ka treguar se është nervoz dhe i shqetësuar me atë çfarë ndodhi.
“Jam shumë i shqetësuar dhe nervoz. Torres pësoi një goditje të rëndë dhe ne jemi me të”.
“Ne e dëgjuam goditjen në stol, e pamë se si ra në fushë dhe ishim të gjithë të frikësuar”.
“Nuk e dinim nëse ajo që dëgjuam ishte qafa e Torres apo diçka tjetër, por ne u tmerruam. Këto situata në bëjnë të ndihemi keq, por po shpresojmë që çdo gjë do të shkoj mirë”, deklaroi Simeone.
Gjendja e sulmuesit spanjoll është përmirësuar dukshëm pasi është shtrirë në spital.
Kujtojmë që Atletico Madrid u nda në barazim 1-1 pas udhëtimit në La Coruna.