Dashuria është gjëja më e bukur që mund të ndodh në këtë botë.
Njerëzit që përjetojnë dashuri të vërtet e pa probleme janë ndër njerëzit më me fat.
Sikur çdo gjë tjetër në këtë botë që ka rregulla, edhe në dashuri ekzistojnë disa rregulla bazë për të pasur një lidhje të shëndoshë.
Rregullat e tilla në dashuri janë si: mirësia, dhembshuria, lumturia dhe qetësia.
Dashuria duhet të jetë e lirë nga shtojcat, diskriminimet, apo paragjykimet, ne duam vërtet, vetëm kur e shohim si të barabartë me veten tonë personin që kemi në krahë dhe e ndihmojmë atë të përmirësohet njësoj me ne.