Rregullat evropiane për termocentrale me qymyr në Maqedoni do të shpëtojnë 580 jetë në vit

Prishtinë | 17 Nën 2018 | 17:35 | Nga Ekonomia Online

Rreth 580 jetë në vit do të shpëtoheshin nëse termocentralet e qymyrit do të arrinin nivelin e ndotjes së ajrit deri në atë të nënshkruar me atë të nënshkruar me direktivat evropiane për industri, tregon raporti, ‘Përmirësimi i shëndetit nëpërmjet përmirësimit të kualitetit të ajrit në Ballkanin Perëndimor’, i Aleancës për shëndet dhe mjedis jetësor (HEAL) nga Brukseli, Belgjikë, rrjet ky i cili ka mbi 70 organizata, dhe është OJQ udhëheqëse në BE për mjedisin jetësor dhe ndikimin mbi shëndetin, shkruan Meta.mk.

“Nga një janari 2018, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet që të zvogëlojnë djegiet dhe të përshtaten me ligjet ndërkombëtare në pajtueshmëri me ato të Bashkimit Evropian. Procesi rrjedh nga rregullat e Shoqërisë energjetike, që kërkojnë që termocentralet e qymyrit të cilat për momentin funksionojnë në Ballkanin Perëndimor, të ulin djegien e tyre”, thonë nga kjo Aleancë në raportin e tyre, përcjell Klan Kosova.

Studimi kap 16 termocentrale të qymyrit me instalim me fuqi më të madhe se 50 MW në rajon, mes të cilave është edhe ajo Manastiri 1,2 dhe 3, si dhe Osllomej.

Sipas llogarive të Aleancës, puna e këtyre katër blloqeve, Maqedonisë në vit i kushton mes 264 dhe 720 milionë euro për shpenzime shëndetësore, kurse me arritjen e standardeve për ndotje të nënshkruar me Direktivën e BE-së për industri, ky shpenzim do të ulej në 22 deri 61 milionë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme