Rrënohet mbindërtimi pa leje në lagjen Dardania

Prishtinë | 22 Sht 2021 | 15:43 | Nga Ekonomia Online

Është rrënuar sot një mbindërtim pa leje në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Drejtori i Inspektoratit të Prishtinës, Adonis Tahiri, ka thënë se javë më parë është evidentuar një mbindërtim pa leje në lagjen “Dardania”.

Ai ka bërë të ditur se Inspektorët e Ndërtimit e kanë urdhëruar palën që t’i ndalë menjëherë punimet ndërtimore, dhe ta rrënojë vet pjesën e shtuar. Tahiri ka thënë se vendimi dhe urdhëresat e Inspekcionin nuk janë përfillur nga ana e palës, dhe i njëjti ka vazhduar punimet në mbindërtim.

Si rrjedhojë, Sektori i Ndërtimit në kuadër të Drejtorisë së Inspekcionit ka ekzekutuar sot vendimin e rrënimin, duke e larguar konkstruksionin nga pjesa e sipërme të ndërtesës.

Tahiri ka njoftuar në Facebook se hapësira është kthyer në gjendjen e mëparshme.

Të ngjashme