Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave civile, ka deklaruar se rrëshqitjet e dheut, shpesh të shkaktuara nga njeriu, janë shpeshtuar në Kosovë.
Pas ngjarjeve tragjike në lagjet “Veternik” dhe “Velania” të Prishtinës, ku një person humbi jetën dhe një tjetër u lëndua, Ahmeti theksoi se është e domosdoshme që ndërtimet të respektojnë rregullat teknike dhe ato të planifikimit hapësinor.
Ai theksoi se siguria e qytetarëve dhe ruajtja e pronave duhet të jenë prioritet në çdo projekt ndërtimi.