Ekonomia Online
FUNDIT

Rreth 100 000 persona infektohen me Coronavirus çdo ditë në Angli, thotë një studim

Rreth 100 000 persona infektohen me Coronavirus çdo ditë në Angli, thotë një studim

Një studim i Kolegjit Imperial në Londër sugjeron se rreth 100.000 persona janë duke u infektuar me koronavirus çdo ditë në Angli. Studimi vlerëson se ritmi i pandemisë po përshpejtohet, andaj numri i personave të infektuar edhe duke u dyfishuar çdo nëntë ditë. Autorët besojnë se aktualisht ky vend është në një “fazë kritike” dhe […]

Një studim i Kolegjit Imperial në Londër sugjeron se rreth 100.000 persona janë duke u infektuar me koronavirus çdo ditë në Angli.

Studimi vlerëson se ritmi i pandemisë po përshpejtohet, andaj numri i personave të infektuar edhe duke u dyfishuar çdo nëntë ditë.

Autorët besojnë se aktualisht ky vend është në një “fazë kritike” dhe se “diçka duhet ndryshuar”.

Qeveria britanike është duke zbatuar strategjinë e saj rajonale, mirëpo ekspertët janë duke paralajmëruar se territori britanik është duke arritur shpejt te piku i infektimeve që janë regjistruar në pranverë.

Profesori Steven Riley, një nga autorët e studimit, ka thënë se “është zhgënjyer” kur ka pranuar të dhënat, që sipas tij tregojnë se “masat aktuale nuk janë të mjaftueshme”.

“Duhet të ketë ndryshim, shkalla e rritjes është e shpejtë, në një mënyrë apo tjetër duhet të ketë ndryshime para Krishtlindjes”, ka thënë ai, shkruan REL të enjten.

Ai ka përmendur në mesin e ndryshimeve, ose respektimin më të madh të masave nga publiku, ose kufizime tjera të vëna nga ana e qeverisë.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar 945,378 persona të infektuar me koronavirus prej kur ka shpërthyer pandemia në këtë vend.

Prej tyre, 45,765 pacientë kanë vdekur.

Të ngjashme