Rreth 100 raste të dyshuara për Covid19 rezultojnë negative

Prishtinë | 14 Mar 2020 | 20:30 | Nga Ekonomia Online

Rreth 100 raste tjera për të cilat dyshohej se janë prekur nga koronavirusi, janë kryer testet dhe të gjitha kanë rezultuar negative, do të thotë nuk janë infektuar me COVID-19 (koronavirus), mëson Gazeta Express.

Para pak kohe janë konfirmuar edhe dy rastet të tjera me koroanvirus, njëri rast nga Stublla e Vitisë, dhe tjetra një grau 37-vjeçare që kishte qëndruar në Brecia të Italisë.

Kujtojmë se si rezultat i dy të prekurve të fundit me koronavirus, komuna e Malishevës është futur në karantinë si masë parandaluese për t’u infektuar me COVID-19 – koronavirus.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, njëri rast është nga Stublla e Vitisë (kontakt i rastit të parë) i gjinisë mashkull 42 vjeçar, dhe një rast 37 vjeçare, shtetase kosovare me qëndrim në Itali-Brescia, e cila ka ardhur në Kosovë dhe vend qëndrimi i saj në Kosovë është fshati Bubavec i Malishevës.

Të ngjashme