Rreth 3 mijë qytetarë janë riatdhesuar gjatë pandemisë, 700 tjerë kthehen javën e ardhshme

Prishtinë | 31 Maj 2020 | 13:31 | Nga Ekonomia Online

Rreth 3 mijë shtetas kosovarë të cilët kishin mbetur të ngujuar në shtetet e huaja janë kthyer në Kosovë gjatë pandemisë.

Lajmin e ka bërë të ditur Shefi i Kabinetit të MPJ-së, Kreshnik Ahmeti.

Sipas Ahmetit, brenda javës së ardhshme do t’i kthehen edhe mbi 700 qytetarë tjerë, teksa janë lehtësuar masat.

“Personat e riatdhesuar nuk do të futen më në karantinë, por pas kontrolleve mjekësore në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, do të shkojnë në vetizolim në shtëpitë e tyre”, ka shkruar Ahmeti.

Ai ka bërë të ditur se deri në fund të javës së ardhshme, do të mbesin edhe rreth 400 kërkesa tjera emergjente për kthim, të cilat do të mund të realizohen deri kah mesi i qershorit.

“Si rezultat i angazhimit maksimal të Qendrës Operative të MPJD-së, misioneve tona diplomatike dhe institucioneve të tjera përkatesë të Qeverisë, ky proces i vështirë për të gjithë do të përmbyllet së shpejti”, thuhet në postimin e Ahmetit.

Ministria e Punëvë të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), nëpërmjet Qendrës së saj Operative dhe misioneve diplomatike, deri…

Gepostet von Kreshnik Ahmeti am Sonntag, 31. Mai 2020

Të ngjashme