Në të gjitha llojet e konfiskuara të drogës për vitin 2021 shifrat kanë shënuar ngritje.
Derisa, në vitin 2020 janë konfiskuar mbi 256 kg marihuanë në vitin 2021 shifra ka arritur mbi 499 kg.
Po, ashtu rritje të shifrave të konfiskimit ka pasur edhe në kokainë.
Në vitin 2020 janë konfiskuar vetëm 2 kg kokainë, kurse në vitin 2021 rreth 415 kg.
Kurse, ulje në shifra ka pasur në konfiskimin e heroinës.
Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, në vitin 2020 janë konfiskuar rreth 9 kg heroinë, ndërsa në vitin 2021 mbi 3 kg.
Nga Policia e Kosovës nuk kanë treguar se sa është numri i personave që janë në arrest e po ashtu që janë liruar e të cilët janë marrë me këtë veprimtari.
Në fund të vitit 2021 është bërë e ditur se numri i përdoruesve të drogës në Kosovë është rreth 40 mijë persona.