QKSS: 44 gra kosovare pjesëmarrëse në luftë në Siri

Prishtinë | 26 Jan 2017 | 11:56 | Nga Albulena Misini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

44 gra kosovare kanë shkuar me burrat e tyre në luftë në Siri. Kështu, Kosova për nga numri i grave pjesëmarrëse atje renditet e dyta pas Bosnjës.

Kështu u tha sot gjatë prezantimit të hulumtimit “Gratë në Ekstremizmin e Dhunshëm: Mësimet e nxjerra nga Kosova”, të bërë nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS).

Qëllimi i këtij raporti është të hedhë dritë mbi gratë nga Kosova pjesëmarrëse në organizatat e dhunshme ekstremiste dhe pasojat e mundshme që rrjedhin nga roli i tyre.

Në mesin e rreth 4000 luftëtarëve të huaj nga Evropa Perëndimore që u janë bashkuar organizatave ekstremiste të dhunshme në Siri dhe Irak, më shumë se 700 janë femra.

Nga ky numër, më shumë se 40 gra që u janë bashkuar grupeve ekstremiste të dhunshme në konfliktet e Sirisë dhe Irakut janë nga Kosova.

Krahasuar me rajonin e Ballkanit Perëndimor, Kosova renditet e dyta pas Bosnjës dhe Hercegovinës, nga ku 60 gra janë raportuar të jenë përfshirë në konfliktet në Siri dhe Irak.

Rudina Jakupi, përpiluese e këtij raporti, tha se arsyeja pse gratë kosovare shkojnë atje me burrat e tyre është mosinformimi i duhur dhe mashtrimi.

“Arsyeja që gratë shkojnë atje është mos informimi i duhur. Hyrja në fe shumë vonë, presion nga burrat e tyre e etj. Madje ka raste kur këto gra as që e kanë idenë se ku janë ka shkojnë, pos kur e shohin vetën në Siri”, ka thënë ajo.

Ndërsa, Vesa Kelmendi, hulumtuese në QKSS, tha se “jeta e grave në Siri nuk është keq, ato atje vetëm kanë gatuar për burrat e tyre dhe janë mbledhur së bashku në mes veti”.

Të pyetur nga Ekonomia Online se a qëndron fakti se gratë atje dhunohen dhe keqtrajtohen, Kelmendi tha se sipas të gjitha informatave që i kanë, “dhunimi dhe keqtrajtimi ndodhë vetëm kur atyre grave iu vdesin burrat”.

Anketimi është bërë në 19 komuna të Kosovës me gratë e kthyera nga Siria.

Raporti shtjellon edhe jetën e tyre në Siri, ku gratë nga Kosova që jetojnë në territorin e mbajtur nga ISIS u përmbahen roleve dhe normave tradicionale gjinore.

Raporti i titulluar “Gratë në Ekstremizmin e Dhunshëm: Mësimet e nxjerra nga rasti i Kosovës“, kishte për qëllim të trajtojë fenomenin e bashkëngjitjes së grave nga Kosova në grupet ekstremiste gjatë konfliktit të Sirisë dhe Irakut.

Image may contain: 2 people, people sitting

FB_IMG_1485425613850

Image may contain: 1 person, indoor

Image may contain: 10 people, indoor

Image may contain: 3 people, screen

Të ngjashme