Autoritetet në Indi kanë deklaruar se rreth 800,000 njerëz janë zhvendosur dhe më shumë se 350 kanë vdekur në vërshimet më të mëdha të shekullit në Indinë veriore. Të paktën dy trenë me 1.5 milionë litra ujë janë dërguar në zonë për t’u ofruar ndihmë.
“Ajo cfarë na duhet tani është ujë në shishe, që është e lehtë të transportohet dhe të dërgohet në vendet më të izoluara ku ende ka njerëz të bllokuar”, deklaruan autoritetet.
Autoritetet e konsiderojnë vërshimin më katastrofik me reshje shumë të mëdha që shkaktoi dëme dhe rriti numrin e viktimave.
Mijëra shpëtimtarë po vazhdojnë përpjekjet për të rënë në kontakt me personat e izoluar duke u ndihmuar me gjëra elementare. Autoritetet deklaruan se moti është përmirësuar dukshëm dhe se pritet që nga e hëna të shpëtohen edhe 10,000 persona që kanë mbetur të bllokuar.