Aeroplani Boeing-737 i Ukrainës është rrëzuar në Iran ku kishte më shumë se 170 njerëz në bord.
Gjysmëhëna e Kuqe e Iranit tha se nuk ka asnjë shans për të gjetur të mbijetuar.
Avioni që i përkiste Linjës ajrore Ndërkombëtare të Ukrainës u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga aeroporti iranian Imam Khomeini në Teheran, tha agjensia e lajmeve shtetërore Fars.
Raportet paraprake sugjerojnë se avioni ishte në rrugë drejt kryeqytetit ukrainas të Kyiv.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se janë duke bërë përpjekje për të marrë vesh rrethanat e përplasjes dhe numrin e vdekjeve.
“Ngushëllimet e mia të sinqerta për të afërmit dhe miqtë e të gjithë pasagjerëve dhe ekuipazhit,” tha ai në një deklaratë.
Sipas BBC, nuk dihet se rrëzimi i këtij aeroplani ka lidhje me sulmet e Iranit në bazën ushtarake amerikane në Irak.