Një punonjës i aeroportit në shtetin e Uashingtonit, ka arritur që të vjedhë një avion, pa asnjë pasagjer në bord.
Ky punonjës ka arritur që të fluturojë me avionin e vjedhur nga aeroporti Seattle-Tacoma, por është përplasur në jug të Puget Sound.
Asnjë pasagjer nuk ka qenë në bord dhe policia ka thënë se nuk ka asnjë indikacion se ky incident është akt terrori.
Policia ka thënë se piloti me gjasë ka pasur prirje vetëvrasëse dhe ka të ngjarë që ka vdekur gjatë rrëzimit të avionit.