Rrihen mes vete asamblistët në Kuvendin e Preshevës

Prishtinë | 20 Gus 2018 | 15:40 | Nga

Një diskutim i ashpër verbal ka përfunduar me grushte në mes të disa asamblistëve të komunës së Preshevës, njofton Klan Kosova.

Sipas televizionit lokal RTV Aldi derisa në foltore ishte këshilltari nga radhët e PDSH-së Shpat Aliu, i cili po debatonte me kryetarin e komunës së Preshevës Shqiprim Arifin, situata ishte shumë e tensionuar nga ana tjetër ndërmjet këshilltarëve Rinor Krasniqi nga radhët e PVD-së dhe Fatlum Kadriu  këshilltarë nga radhët e Alternativës për Ndryshim.

Debati i nxehtë mes tyre ka eskaluar në përleshje fizike mes tyre.

RTV Aldi ka publikuar disa pamje të kësaj përleshje, por më pas këto pamje janë larguar nga Youtube.

Pas përleshjes seanca është ndërprerë dhe asamblistët kanë shkuar në pauzë.

Nuk bëhet e ditur se për cfarë po bisedohej në Kuvendin Komunal kur ndodhi përleshja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme