Rrihet brutalisht gazetari i RTK-së nga zyrtari i Telekomit

Prishtinë | 01 Mar 2020 | 22:57 | Nga Ekonomia Online

Gazetari i njohur i Radio Televizionit të Kosovës, Altin Ahmeti është rrahur brutalisht nga pesë persona sot në një lokal të Prishtinës, shkruan Gazeta Metro.

Gazeta Metro ka mësuar që ky sulm fizik ndaj gazetarit Ahmeti, ka ndodhur në lokalin “Friends”, të kryeqytetit.

Edhe pse ende nuk dihen rrethanat se shkaqet se pse ka ndodhur një sulm i tillë, dihet se pesë personat kanë hyrë në këtë lokal dhe e kanë rrahur gazetarin e RTK’së.

Ndërkaq, personi qe dyshohet per sulmin brutal është zyrtari i Telekomit të Kosovës, Gëzim Makolli, i cili para disa kohëve kishe plagosur edhe një anëtar të familjes, gruan e tij.

“5 vetë më sulmuan dhe dolën duke më kërcënuar se do të më vrasin. Personi në fjalë është Gëzim Makolli. E ftova policine dhe prokurorine, nuk i di arsyet e sulmit”, ka thënë Ahmeti për Gazetën Metro.

Policia dhe prokuroria janë në dijeni të ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.

Të ngjashme