Rrihet gazetari Valon Syla, dalin pamjet

Prishtinë | 22 Dhj 2020 | 13:00 | Nga Ekonomia Online

Gazetari kosovar, Valon Syla, është sulmuar fizikisht në rrugën “Robert Doll” në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti. Ajo ka bërë të ditur se, njësit e nevojshme policore po merren me rastin.

“Rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën se një person është sulmuar fizikisht në lagjen Pejton në Prishtinë. Menjëjerë në vendngjarje kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe po merren me rastin”, ka thënë Ahmeti.

Ky sulm fizik ndaj gazetarit Syla vjen pas shkrimeve të tij lidhur me fluksin e madh të mërgatës që kanë ardhur në Kosovë gjatë këtyre ditëve.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/417816996235007

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme