Rriten çmimet e derivateve, Berjani kërkon të miratohet Ligji për Naftën

Prishtinë | 06 Shk 2022 | 09:52 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Çmimi i derivateve të naftës ka shënuar rritje në të gjithë botën dhe kjo po vërehet edhe në Kosovë.

Këtë e ka konfirmuar kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, i cili në një intervistë për Ekonomia Online thotë se çmimi i derivateve të naftës tashmë ka arritur në 1.30 euro.

I pari i naftëtarëve ka bërë me dije se edhe pse ka ngritje çmimi Kosova vazhdon të ketë çmimet më të ulëta në vendet e rajonit.

“Sa i përket rritjes së çmimit të naftës dihet se çmimin e cakton BERZh dhe organizata prodhuese OPEK. Çmimet në Kosovë variojnë një litër dizel 1.23 deri në 1.30″.

“Benzina 1.25 deri në 1.32 cent. Në tregjet ndërkombëtare çmimet janë duke u rritur në mënyrë ekstreme dhe kjo po reflekton edhe tek ne në Kosovë. Nuk ka vështirësi gjatë importit, sepse importi është në nivel. I vetmi problem është çmimi i lartë i naftës sepse rëndon qytetarët por këtu nuk e përcaktojmë ne çmimin por është në pyetje vetëm BERZh”.

Ndërsa, sa i përket Ligjit të naftës, ai shtoi se presin të miratohet në lexim të dytë në Kuvend, duke shtuar se cilësia është në nivelin e duhur, raporton EO.

“Pritet që Ligji i naftës të kalojë edhe në leximin e dytë. Por sado kudo Ligji i naftës është i mirëseardhur. Me ligjin përfiton biznesi, qytetari por edhe shteti. Edhe vitin e kaluar kemi pasur ankesa nga qytetarë. Cilësinë më së miri mund të jetë qytetari dhe kur ka ankesa do të ndërhyjë Ministria e Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë. Derivatet janë në nivelin e duhur. Ndërsa sa i përket çmimeve në regjion në Shqipëri çmimet sillen 1.52 cent është dizeli e benzina 1.55, ne jemi më të lirë sesa Bosnja, Serbia dhe Mali i zi”, tha Berjani.

Të ngjashme