Shqipëria dhe Kosova kanë rritur bashkëpunimin tregtar përgjatë periudhës janar-tetor.
Sipas Institutit të Statistikave, shkëmbimet tregtare për periudhën janar-tetor llogariten rreth 32 miliardë lekë.
Në 10 muajt e parë të këtij viti, eksportet shqiptare drejt Kosovës arritën 25.3 miliardë lekë, ndërsa importet llogariten 6.6 miliardë lekë.
Drejt Kosovës Shqipëria eksportoi në 10 muaj 11.5 miliardë lekë material ndërtimi dhe metale si dhe 6 miliardë lekë minerale, lëndë djegëse e energji elektrike./ata/