Rriten të hyrat rreth 10% për periudhën janar-shkurt në Doganën e Kosovës

Prishtinë | 04 Mar 2021 | 14:28 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pavarësisht pandemisë Dogana e Kosovës ka arritur që t’i rrit të hyrat për rreth 10% më shumë krahasuar me periudhën e muajit janar-shkurt të vitit 2020, raporton Ekonomia Online.

Kështu ka thënë Udhëheqës i Drejtorisë së Zbatimit të Ligjit, Bashkim Arifi, në një konferencë për medie.

“Projeksioni i të hyrave për vitin 2021 është 1.2 miliardë euro që e kemi përmbledhje t’i mbledhim 124 milionë euro më shumë se vitin e kaluar. Përkundër kushteve pandemike për këta dy muaj të vitit të hyrat janë në total afër 167 milionë euro dhe krahasuar më vitin e kaluar është rreth 10% më shumë”, tha Arifi.

Udhëheqës i Deprtamentit Kërkimor, Driton Azemi, tha se Dogana e Kosovës kanë kryer rreth 1070 ndalesa rrugore, duke shtuar se janë duke u hetuar 11 zyrtarë të doganës për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

“Dogana e Kosovës këtë vit i ka kryer të giitha përgatitjet dhe janë arritur këto rezultate, janë kryer 1070 ndalesa rrugore 518, kontrolla bë vend kalime kufitare dhe është konfiskuae mall i kontrabandur në vlerënprej 107 mijë euro.Gjatë këtyre dy mujve Dogana ka trajtuar 224 kundërvajtje të zbukuara në vlerë malli prej mbi 600 mijë euro. Dogana është me prokurorinë është duke hetuar 11 zyrtarë të doganës për keqpërdorim të detyrës zyrtare”, tha Azemi.

https://vimeo.com/519485177

Të ngjashme