Komuna e Rahovecit, përkatësisht drejtoria për Buxhet dhe Financa, ka vazhduar me sukses inkasimin e Tatimit në Pronë, ku për periudhën Janar-Nëntor 2018 janë inkasuar 376.460,41 euro, dallim nga viti 2017 për të njëjtën periudhë të vitit 2018 është për 73,934.52 euro më shumë inkasim.
Afrim Limani, drejtor për Buxhet dhe Financa, shprehet se puna dhe angazhimi i madh i gjithë zyrtarëve, dhe mbështetja e madhe nga ana e kryetarit të komunës, Smajl Latifi, është arritur që të kemi sukses në inkasimin e Tatimit në Pronë.
“Mund të them se inkasimi i Tatimit në Pronë për vitin 2018, është periudhë në të cilën ka pasur inkasim më të madh edhe pse gjatë vitit 2016 pasi që gjatë këtij viti ka pasur falje të borxheve dhe për këtë arsye ka pasur inkasim të mirë të mjeteve, por që ky vite ka qenë viti më i suksesshëm”, ka thënë ndër të tjera drejtori Limani.
“Realizimi i të hyrave në përgjithësi për periudhën Janar-Nëntor 2018, është një rritje e mirë në krahasim me vitet e tjera. Kështu që të hyrat e rregullta, kanë shënuar një rritje prej 905.476,09 që njihet si vit ma i mirë i inkasimit të të hyrave të rregullta ndër vite. Kurse në total, të hyrat sëbashku me gjobat e trafikut dhe gjykatave është 1.039.746,64. Për rritjen e inkasimit, duhet të falënderohen qytetarët, pasi që vetëdijesimi i tyre në këtë pikë është i mirë duke e ditur se mjetet që vijnë nga pagesa e Tatimit në Pronë, u kthehen qytetarëve me projekte të ndyshme”, potencon drejtori Limani.