Interesimi i qytetarëve për të qenë pjesë e kampanjës për rimbursimi nga kuponët fiskal, në vazhdimësi ka shënuar rritje dhe njëkohësisht janë shtuar edhe kërkesat e tyre për t’u informuar rreth gjendjes së plikove.
Lidhur me këtë Administrata Tatimore e Kosovës ka zhvilluar një modul elektronik, që ka të bëjë me kthimin e përgjigjeve për të gjithë qytetarët, të cilët kanë marrë pjesë në projektin e rimbursimit për kuponë fiskal.
Ky modul ka për qëllim kursimin e kohës dhe ngritjen e shërbimeve sa më të mira për qytetarët duke pas parasysh numrin e madh të pyetjeve që janë adresuar nga qytetarët në Divizionin e Arkave Fiskale, lidhur me gjendjen e plikos së tyre.
Vetëm gjatë vitit 2016 janë kthyer mbi 16,000 përgjigje përmes e-mailit [email protected], lidhur me këtë kampanjë.
Nga tani, qytetarët mund të marrin përgjigje brenda një kohe të shkurtër për gjendjen e plikos së tyre, përmes sistemit në linkun: https://kuponatfiskal.atk-ks.org/AplikimiStatusi për të gjitha pyetjet, duke filluar nga aplikimi, pranimi, verifikimi, rimbursimi dhe refuzimi (kthimet nga bankat gjatë vitit 2016) i plikove me kuponë fiskal.
Zhvillimi i këtij moduli është vetëm njëri nga shumë projekte të cilat ATK realizon, në mënyrë që tatimpaguesit dhe qytetaret të kenë më të lehtë kryerjen e shërbimeve.