Rritet në 20 numri i viktimave nga rrënojat e ndërtesës së shembur në Rusi

Prishtinë | 02 Jan 2019 | 19:50 | Nga Ekonomia Online

Është rritur në 20 numri i viktimave të nxjerra nga rrënojat e ndërtesës së shembur për shkak të shpërthimit të gazit në qytetin rus Magnitogorsk, transmeton KTV.

Ende vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit në rrënojat e bllokut të shembur në shpërthimin e ndodhur në orët e para të mëngjesit të 31 dhjetorit, në ndërtesën 10 katëshe.

Në deklaratën e Ministrisë së Situatave Emergjente konfirmohet se ka arritur në 20 numri i të vdekurve.

Si pasojë e shpërthimit të gazit që ndodhi në orët e para të mëngjesit të 31 dhjetorit, në qytetin Magnitogorsk u dëmtuan 48 apartamente ku jetonin më shumë se 100 persona.

Kujtojmë se rreth 35 orë pas ngjarjes, në punimet e kërkim-shpëtimit u nxor gjallë një foshnje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme