Pesë gra dhe tre burra vdiqën në aksidentin e trenit të së mërkurës në një urë që lidh dy ishujt kryesore të Danimarkës, tha policia të enjten, duke u rritur numri i cili dje ishte gjashtë.
Policia tha se ata kishin identifikuar katër nga trupat, por moti i keq dhe dëmtimi i rëndë i trenit e bënin një hetim fillestar të vështirë.
“Hetimi ynë tregon se ka pasur dy të tjerë të vrarë në tren,” tha zëdhënësi i Policisë.
Treni me 131 pasagjerë në bord po shkonte drejt kryeqytetit, Kopenhagen, kur goditi mbeturinat nga një tren mallrash.