Rritet niveli i ujit në liqenet akumuluese Batllava dhe Badoci

Prishtinë | 11 Tet 2022 | 11:40 | Nga Ekonomia Online

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se dy liqenet akumuluese në Kosovë, Liqeni i Badovcit dhe ai i Batllavës, kanë rritur nivelin e ujit.

Sipas njoftimit, Liqeni i Batllavës ka arritur nivelin e minus 3.44 metra nën kuotën maksimale të kapërderdhjes kurse ai i Badocit minus 9.80 metra të nivelit maksimal të kapërderdhjes.

“Liqenet akumuluese Batllava dhe Badoci

Batllava 631.64 m mbi nivelin e detit ose -3.44 m nën kuotën maksimale të kapërderdhjes.

Badovci 640.05 m mbi nivelin e detit ose -9.80 m nën nivelin maksimal të kapërderdhjes.

Ruajtja dhe mbrojtja e burimeve të ujit, domosdoshmëri!”, thuhet në njoftimin e Ujësjellësit “Prishtina”.

Të ngjashme