Çmimet e qirave në të gjitha qytetet e mëdha në mbarë botën janë duke u rritur dhe kjo ka bërë që të rritet edhe numri i të pastrehëve, kurse banorët e Nju Jorkut tashmë kanë gjetur alternativën për këtë çështje.
Ata që nuk mund të paguajnë qiranë çdo ditë e më shumë po vendosin për alternativën e shumëpërfolur – të jetojnë nëpër kamp shtëpiza që i parkojnë kryesisht nën urat e New York.
Mekaniku Jose Rivera që ka problem me dëgjim, nuk ka mundur të paguaj qiranë, më saktësisht nuk ka mundur të ndajë para të mjaftueshme për qiranë prej 700 dollarëve. Kështu vendosi ta blejë një kamp shtëpizë për 500 dollarë, dhe thotë se tani është më i lumtur se kurrë më parë.
E Riveras i janë bashkuar edhe të paktën 10 persona tjerë, kurse parku jozyrtar i shtëpive në rrota deri më tani nuk po cilësohet si ilegal, derisa kamp shtëpizat të jenë të paktën në lëvizje një herë në javë për shkak se duhet pastruar parku.
Shumë nga këto kamp shtëpiza kanë energji elektrike dhe ujë, kurse disa kanë edhe gjenerator. Shumica e personave që jetojnë nën ura me to kanë puna të mira. E ata që kanë folur me gazetarët kanë pretenduar se kjo është mënyra e vetme që të mbijetojnë, transmeton telegraf.