Rritet numri i rasteve ditore me Covid-19 në Gjermani

Prishtinë | 21 Tet 2020 | 09:17 | Nga Ekonomia Online

Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftua se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 39 të vdekur nga koronavirusi.

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i viktimave të sëmundjes së re në ekonominë më të fuqishme evropiane shkoi në 9,875, shkruan The Guardian.

Përpos rasteve fatale, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 7.595 infektime të reja dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në 380.762. Një ditë më parë u shënuan 6.868 raste.

Ndryshe, qeveria gjermane tashmë i ka larguar kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme