Rritet numri i rasteve me Covid-19 në skuadrën e Manchester City

Prishtinë | 03 Jan 2021 | 15:51 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtësi i Manchester City, Eric Garcia, ka dalë pozitiv në testin për Covid-19, ka njoftuar klubi.

Klubi i Premierligës është goditur nga një numër në rritje i rasteve me koronavirus, që për pasojë e kishte shtyrjen e ndeshjes kundër Evertonit pak orë para orarit të niste të hënën.

City konfirmoi sot se qendërmbrojtësi 19-vjeçar dhe një anëtar stafi janë më të fundit që janë prekur nga virusi.

Garcia është lojtari i gjashtë i City që del pozitivë me koronavirus brenda javës.

Pavarësisht rritjes së rasteve, ndeshja e City kundër Chelseat e paraparë për sot në orën 17:30 në Premierligë, do të zhvillohet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme