Rritet numri i shtetasve të huaj që hynë në Shqipëri

Prishtinë | 22 Qer 2017 | 13:33 | Nga

Numri i shtetasve shqiptarë dhe të huaj të hyrë në territorin shqiptar në muajin maj të këtij viti është 721.054, dhe krahasuar me majin e vitit të kaluar, ky tregues rezulton me rritje 1,9 %.

Sipas një njoftimi të INSTAT-it, numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri është 360.082, ku krahasuar me majin e vitit që shkoj, ky numër është rritur me 0,4 %.

“Numri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë në pesë mujorin e parë 2017 është 1.321.474, duke u rritur me 9,5 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2016. Shtetasit shqiptarë dhe të huaj të dalë nga vendi në Maj 2017 janë 789.052 duke shënuar një ulje me 2,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë në Maj 2017 është 407.096. Krahasuar me muajin Maj 2016, ky numër është ulur 2,7 %. Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i vendit tonë në pesë mujorin e parë 2017 është 1.882.335, duke u rritur me 3,8 %, krahasuar me njëjtën periudhë të një viti më parë”, thuhet në njoftimin e INSTAT-i

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme