Rritet numri i të helmuarve nga ushqimi në Gjilan, Prokuroria urdhëron mbylljen e restorantit

Prishtinë | 11 Qer 2018 | 11:55 | Nga

Numri i pacientëve të cilët po kërkojnë ndihmë në Spitalin Regjional të Gjilanit të cilët dyshohen se janë të helmuar si pasojë e ushqimit të cilin e kishin konsumuar në restorantin “Garden” i cili gjendet në afërsi të qytetit të Gjilanit është duke u rritur.

15 persona kërkojnë ndihmë në Spitalin Rajonal të Gjilanit për helmim me ushqim

Deri tani 26 qytetar janë hospitalizuar të cilët kanë shfaqur simptoma të helmimit nga ushqimi, raporton korrespodenti i Kohës Ditore nga Gjilani.

Pacientët i kishin deklaruar gazetës se ata së bashku me familjet e tyre kishin qëndruar në këtë restorant gjatë kohës së iftarit duke porositur edhe ushqim i cili nuk doli të jetë i sigurt për ta ngase të gjithë përfunduan në spital.

Nisret Hajrullahu, drejtor i Shëndetësisë ka deklaruar se ata janë duke i trajtuar pacientët dhe se gjendja e tyre për momentin është stabile. Ai thotë se presin edhe rezultatet të cilat do të saktësojnë për natyrën e helmimit.

“Momentalisht i kemi 26 pacientë të pranuar në reparte për shkak të mungesës së vendeve në repartin e infektives i kemi sistemuar pacientët në interno në dy dhoma tjera. Gjendja e tyre është stabile mirëpo të shohim nëse do të ketë edhe një fluks tjetër. Dje deri vonë gjatë tërë kohës ka pasur pacientë të cilët janë sjellë. E kemi angazhuar gjithë stafin. Ne i kemi dërguar në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik dhe presim kur të na kthehen mirëpo 3 deri 4 ditë vonohen derisa të kthehen rezultatet. Po këta janë me simptoma të helmimit dhe të cilët të gjithë kanë deklaruar se kanë ngrënë ushqim me një restorant në Gjilan”, ka thënë ai.

Kurse Prokuroria Themelore e Gjilanit është deklaruar se ka marr masa duke urdhëruar mbylljen e restorantit dhe se ata janë në pritje të rezultateve të pacientëve të cilat munden të qojnë edhe në arrestimin e personave përgjegjës për këtë rast.

Image

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme