Qindra persona nga ekipet e shpëtimit janë duke punuar nëpër Kaliforninë Jugore duke tentuar të gjejnë personat e humbur nga rrëshqitjet e dheut që la të vdekur 17 persona.
28 të tjerë janë të lënduar përderisa 100 shtëpi janë shkatërruar plotësisht e 300 të tjera janë të dëmtuara.
Nga policia kanë bërë të ditur që 17 persona ende janë të zhdukur.
Numri i viktimave është rritur ditën e mërkurë kur edhe janë gjetur dy trupa.
Më shumë se 50 persona janë shpëtuar deri më tani mirëpo ka shumë vende ku qasja është e pamundur.