Ka arritur në 140 numri i personave që vdiqën kur një kamion që transportonte naftë mori flakë afër qytetit Ahmedpur në Pakistan.
Një turmë e madhe njerëzish ishte grumbulluar për të mbledhur karburantin që po rridhte nga nga automjeti i përmbysur kur mori flake e që dhjetëra prej tyre janë duke u trajtuar tashmë në spital.
Akoma nuk dihen arsyet e këtij zjarri por sipas raportimeve të pakonfirmuara, ky kamion ishte duke lëvizur me shpejtësi të madhe kur u përmbys derisa dyshohet se zjarri u ndez nga dikush që po pinte cigare në afërsi të tij, transmeton Klan Kosova.
Sipas BBC-së, rrugët në këtë zonë janë të pasigurta, me mirëmbajtje të dobët dhe shoferët shpesh herë ecin në mënyrë të pakujdesshmë.
Zëdhënësi i ushtrisë pakistaneze tha se helikopterët e ushtrisë u dërguan për të transportuar viktimat në spitale