Rritet numri i të vdekurve pas zjarrëve në pyjet e Portugalisë

Prishtinë | 18 Qer 2017 | 12:03 | Nga

Zjarre të fuqishme që shpërthyen dje në mbrëmje në rajonin Leiria, në qendër të Portugalisë, kanë shkaktuar deri tani 43 të vdekur dhe mbi 50 të plagosur, sipas një bilanci të sekretarit të Shtetit për Punët e Brendshme, Jorge Gomes.

Zjarri shpërtheu dje në orën lokale, 15:00 (14:00 GMT) në komunën e Pedrogao Grandes.

Numri i lartë i viktimave erdhi pasi flakët përfshinë shumë makina që udhëtonin pranë një rruge, që gjendej shumë afër pyllit, thanë dëshmitarë të ndryshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme