Qeveria e Hong Kongut do të vonojë një projektligj shumë të diskutueshëm për të lejuar ekstradimet në Kinë, raportojnë mediat lokale.
Shefja ekzekutive e Hong Kongut, Carrie Lam, ka refuzuar të tërhiqet, mirëpo një numër i madh i këshilltarëve e kanë këshilluar ta suspendojë këtë projektligj.
Qindra mijëra persona kanë protestuar kundër projektligjit si dhe protesta të reja janë planifikuar për të dielën.
Lam pritet të mbajë një konferencë për shtyp të dielën. Qeveria e Kinës ka theksuar se projektligji i propozuar për ekstradimet do ta bënte vendin më të pasigurtë për kriminelët, derisa kritikët kanë thënë se kjo do të ndikonte drejtëpërdrejtë në pavarësinë e gjyqësorit.
Hong Kongu kishte qenë koloni britanike, por u kthye nën sundimin kinez më 1997, nën parimin “një shtet, dy sisteme”.
Ndryshimet në projektligj do të mundësonin që kërkesat për ekstradim nga autoritetet e Kinës, Taivanit dhe Makaut, të vendosen nga gjykatat e Hong Kongut.
Ky propozim vjen pas një rasti të profilit të lartë ku një qytetar i Hong Kongut kishte vrarë të dashurën e tij gjatë pushimeve në Taivan dhe nuk ka mundur të ekstradohet.
Qeveria thekson se ky projektligj është i rëndësishëm për të mbrojtur vendin nga kriminelët.